Procesi gjyqësor për lëndën “Tarifa” sot ka vazhduar në Gjykatën themelore me marjen në pyetje të dëshmitarëve. Zharko Milenkovski pornar i kompanisë NES, partner në konsorciumin për prokurimin e softuerit të sistemit ERP për nevojat e SHA ELEM, ka pranuar se kompania e tij ka aplikuar në tender dhe se personat e akuzuar kanë qenë pjesë e bisedimeve.
‘’Nenad Gjorgjevski dhe Dejan Boshkovski kanë qenë pjesë e bisedimeve për prokurimin e sistemit ERP. Ne si kompani duhej të marrim pjesë në implementimin e modulit të meanxhmentit të dokumentimit të sistemit,’’ ka deklaruar Milenkovski.
Dejan Boshkovski, Nenad Gjorgjevski dhe Metodi Stojmenovski dhe shtatë persona të tjerë ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë prokurim të jashtligjshëm të softuerit për nevojat e kompanisë ELEM, në shumë prej katër milion eurove.
Gjykimin po e ndjekin dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve. Nga prokuroria si dëshmitarë janë ftuar tre persona, pas dëshmitarit të pare Zharko Milenkovski, do të merret në pyetje Vladko Çagarovski, i punësuar në kompaninë ELEM.
A.М
Almakos