Marrja në pyetje e deputetit Kërste Mukovski në Gjykatën e Apelit në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, është anuluar. Gjykata ka informuar se anulimi është bërë për shkaqe teknike.
Ndryshe Mukoski akuzohet për vepër penale “cenim terrorist të rendit kushtetues” si pjesëmarrës në mbrëmjen e përgjakëshme të 27 prillit.
Për këtë vepër akuzohen gjithsej 36 persona. Një pjesë e tyre janë në paraburgim, një pjesë në arrest shtëpiak dhe dy nga të akuzuarit ndodhen nën masat e kujdesit. Arrestimi i tyre u bë më 28 nëntor të vitit kaluar.
Almakos