Në Gjykaten Themelore Shkupi 1, më 19 shkurt kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, do të përballet me sulmuesit e tij, kështu vendosi në ceancën e mbajtur sot për këtë rast, gjykatësja e lëndës,Sllavica Andrevska. Gjatë seancës së sotme nga pala e dëmtuar prezent ishte vetëm avokati i Ziadin Selës, Abedin Abduli, i cili në emër të klientit të tij kërkoi dëmshpërblim prej gjysëm milionë eurosh për dëmin material dhe fizik të shkaktuar ndaj kreut të ASH.
‘’Sa i përket dëmshpërblimit, ai ka të bëj me dëmin material dhe jo material arsyet e të cilit i deklaruam në seancë gjyqësore ,’’ deklaroi mbrojtësi i Zijadin Selës, Abedin Abduli.
Mungesa e Selës në seancën e sotme, sipas përfaqësuesit të tij ligjor, erdhi për shkak të ritmit të ngadaltë të marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
Gjatë ditës së sotme para trupit gjykues u paraqiten dy dëshmitarë, mes të cilëve njëri okular.
Igor Ivanovski, i cili ka qenë pjesë e turmës që më 27 prill hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë, tha para trupit gjykues se e kishte parë se si Ziadin Sela ishte goditur me shtizën e flamurit nga persona në turmë dhe më pas i njëjti kishte humbur vetëdijën.
„Sela përnjëher u keqësua, filloi që të lëviz pakontrollë dhe pastaj ra.Në turmë e humba nga shikimi, kurse pas gjysëm minuti u bë rrëmujë. Sela përderi sa qëndronte i shtrirë është sulmuar fizikisht dhe kur u afrova ishte pa vetëdije.Njerëzit filluan ta tërheqin duke menduar se është i vdekur, e mundur është që të ketë marrë goditje tjera në atë moment”- ka deklaruar dëshmitari, Igor Ivanovski.
Dëshminë e tij e dha edhe Оrdançe Sokollovski, i punësuari në kompaninë që kontrollon kamerat e sigurisë në Kuvend, I cili tha se deri sa është thirrur në Prokurori asnjëherë nuk i kishte parë videot e inçizuara nga kamerat e sigurisë, pasi të njëjtat menjëherë i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.
‘’Ne vetëm i vendosim kamerat dhe pastaj MPB i mer me USB. Unë nuk i kam parë asnjëherë ato video, derisa më kanë thirrur në prokurori. Sistemi i ndan video inçizimet në disa pjesë, varësisht se kur ka lëvizje para kamerës dhe fillon të inçizojë. MPB na urdhëroi ti nxjerrim inçizimet për disa orë dhe ne bëmë ashtu, ka deklaruar dëshmitari Ordançe Sokollovski.
Përveç Selës, më 19 shkurt në gjykatë pritet të paraqiten edhe mjekët ligjor të cilët janë kujdesur për të pas lëndimeve të marra si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga turma e protestuesve.
Për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela dyshohen 10 persona. Në mesin e tyre janë babë e birë Caje dhe Kire Gjorgjievski, Andrej Micov, Stojan Pavlevski, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Alesandar Janevski, Sasho Senkov, Oliver Oshavkovski dhe Nikollçe Dimitrievski. Seanca e radhës është caktuar për më 19 shkurt.
A.M
Almakos