Në Veles mbahet punëtori për përvojat me vetëqeverisjen lokale në menaxhimin me hedhurinat. Në hapjen e puntorisë do të flasin Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe ambasadori hollandez, Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hulumtimi i kryer nga institucioni Avokati i Popullit, rreth gjendjes së deponimit të hedhurinave në Maqedoni, do të prezantohetnga Niko Bojaxhiev, këshilltar shtetëror në zyrën e Avokatit të Popullit. Për gjendjen momentale të deponisë do të flas Jadranka Ivanova, udhëheqëse në Sektorin e Bashkimit Evropian në Ministrinë për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapsinorë.
Për përvojën me menaxhimin e deponive në Holandë do të diskutojë Hans Brojkelman, kurse për temën “Hyrje në ekonominë qarkulluese” prezantim do të mbaj Hans Van Ek.