Qeveria aktuale më parësore ka realizimin e agjendës politike sesa zbatimin me themel të reformave në sistemin e drejtësisë. Kjo është njëra ndër arsyet kryesore që çoi në shpërbërjen e Këshillit për reforma, thotë për Almakos, profesori I Fakultetit juridik në Shkup dhe ish anëtari i këtij Këshilli, Gordan Kallajxhiev.
Profesorët dhe akademikët e përfshirë në këtë këshill paraqitën dorëheqjen e tyre me argumentimin se i njëjti nuk ishte transparent dhe se po përdorej për të mashtruar qytetarët.
Profesori Gordan Kallajxhiev, thotë se qeveria aktuale nuk arriti të gjejë ilaç për kurimin e “ndikimit të politikës në drejtësi”. Politika aktuale, sipas tij, nga nxitimi për të realizuar agjendën politike, ndoqi rrugën e zgjidhjeve të gabuara, duke u mbështetur tek reformat sipërfaqësore, të cilat në gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia, nuk japin asnjë rezultat.
“Ne ishim më shumë të shikohet kjo punë prej në themel dhe pa nxitim, mendoj se politika s’ kishte durim për këtë. Këtu edhe ndryshonim. Rol të cuditshëm luan, pala e tretë faktori ndërkombëtarë. Nga njëra anë vendos në prioritet këtë sferë, nga ana tjetër paraqiten si frenues për shumë ide”- tha Kallajxhiev.
Ai e shikon si shumë të diskutueshëm formimin e Këshillit të ri të reformave, me të cilin do të udhëheq vetë kryeministri Zoran Zaev, sepse ai duhet të reformojë të njejtën gjyqësi, e cila duhet ta gjykojë atë.
Sipas gazetarit hulumtues, Zoran Bozhinovski, kjo tregon se Bashkimi Demokratik për Ingregrim ka vendosur si ministër drejtësie person të paaftë për këtë post, i cili merr rrogë nga qytetarët, por nuk mund të bëjë punë për të cilën paguhet.
“ BDI ka ministër të paaftë të drejtësisë, Bilent Saliu, i cili nga drejtor në Ndërmarrje publike me dy të punësuar, në fshatin Vrapçisht, arriti deri në inspektoratin shtetërorë të gjuetisë, ku shkaktojë një katastrofë dhe tani e kanë sjellë në drejtësi dhe nuk guxon të përfshihet në punë për të cilën është punësuar dhe për të cilën paguhet nga xhepi i qytetarëve. “- thotë gazetari Zoran Bozhinovski.
Në këshillin e ri me shumë gjasë do të hyjnë gjykatës nga nivele të ndryshme të gjyqësisë, prokurorisë dhe Odës së Avokatëve, por edhe ekspertë të fushës.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com