Drejtori i NP Gazeta Zyrtare të RM-së Martin Kosotovski dhe dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Goran Koevski nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në suaza të Klinikës juridike për grupet e rrezikuara.
Gazeta Zyrtare e RM-së, siç informojnë në kumtesë, me sigurimin e qasjes falas deri te baza elektronike e rregullave nga legjislacioni i përgjithshëm në Maqedoni, dëshiron të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të institucionit për sigurimin e mësimit praktik dhe të japë mbështetje në realizimin e të drejtave të qytetarëve të cilëve kjo u nevojitet.
“Baza elektronike e rregullave të NP Gazeta Zyrtare e RM-së është vegël e jashtëzakonshme për sigurimin e punës juridike dhe gjetjen e shpejtë të rregullave. Prej këtu, kjo bazë duhet t’u ndihmojë studentëve gjatë përgatitjes së këshillave falas”, deklaroi Kostovski.
Në e-bazën e rregullave në RM janë vendosur mbi 30.000 rregulla nga viti 1944 e deri më sot, dhe në të me çdo ndryshim të ligjit përpunohet një tekst i ri i pastruar redaktues. Memorandumi, siç informojnë, krahas bashkëpunimit me Klinikën Juridike do të mundësojnë përforcim dhe intensifikim të komunikimit midis dy institucioneve lidhur me veprimtarinë botuese, në fushën e literaturës profesionale, si dhe përmirësimin e kuadrove nga fushat në t cilat të dy institucionet kanë potenciale kadrovike dhe interesa të tjera.