Rrugët në Kumanovë do të spërkaten që të ulet ndotja e ajrit, informuan sot nga sektori për marrëdhënie me publikun të komunës së Kumanovës.
Spërkatja e rrugëve do të fillojë prej nesër dhe do ta zbatojnë shërbimet komunale në bashkëpunim me fakultetet për shkenca bujqësore dhe ushqim dhe për teknologji informatike dhe të komunikimit, si pjesë e masave të cilat ndërmerren për uljen e ndotjes së ajrit në qytet. Spërkatja do të kryhet në orët e natës, nga ora 20:00 deri në orën 01:00 pas mesnate.
“Pajisja e quajtur Atonizer me të cilën do të zbatohet metoda do të vendoset në një rimorkio traktori dhe do të shoqërohet nga një automjet i MPB-së, gjatë spërkatjes së rrugëve. Me këtë metodë do të kryhet përfshirja e PM10 grimcave të cilat grumbullohen në rrugë”, theksohet në kumtesën e komunës së Kumanovës.
Personat profesionistë do të kryejnë matje të përqëndrimit të PM10 grimcave para dhe pas spërkatjes dhe do të bëhet analizë e rezultateve të cilat do të prezantohen para opinionit më të gjerë. Nëse kjo metodë tregohet si e suksesshme, thonë nga komuna e Kumanovës, ajo do të zbatohet edhe në të ardhmen në kuadër të planit të akcizës për uljen e ndotjes së ajrit e cila përfshin një seri masash, midis të cilave edhe subvencione për përfshirje e rrjetit të gazsjellësit, mbjellje të fidanëve, mbikëqyrje inspektuese.