Disa persona dhe mbrëma janë rrahur në një objekt hotelierik në Tetovë, me ç’rast janë thyer xhamat e objektit. Për rastin në polici janë arrestuar katër persona. Ministria e Punëve të Brendshme komunikoi se mbrëmë rreth orës 01:00 është denoncuar se ka
prishje të rendit dhe qetësisë publike me rrahje mes disa personave në objektin hotelierik në rr. “133” në Tetovë. Efektivët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë takuar “M.Gj. (22) nga Tetova se si me send metalik ka qenë duke i thyer xhamat e objektit. Në vend është takuar edhe F.D. (20), i cili ka tentuar të ndihmojë, por nuk ka arritur.
Që të dy janë arrestuar në stacionin e policisë. Për shkak të ekzistimit të dyshimit për involvim në prishjen e rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar dhe mbajtur dhe E.Z. (33) nga Tetova dhe A.R. (32) nga Ohri.
Data 28.02.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski dhe Mexhiti në takim me Erdoganin, nënshkruhet deklarata për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim
- Big Brother VIP Albania publikon pamjet kur Gjesti ngjitet në mur dhe largohet nga shtëpia
- Kërkon largimin e Prokurorit të çështjes/ Erion Veliaj i dërgon letër Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
- Mickoski në Istanbul: Turqia është miku ynë më i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar
- Snopçe: Sistemi i drejtësisë në Maqedoni, një nga sëmundjet më akute të shtetit
- Mexhiti takoi Erdoğan: Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim
- OKH Merhamet filloi projektet humanitare të Ramazanit
- Toshkovski: Burgu i Shkupit më shumë funksiononte si subjekt juridik turistik- hotelierik sesa si burg