Radiotelevizioni i Maqedonisë në mënyrë ekskluzive do t’i transmetojë garat nga Lojërat e 23-ta Olimpike që nga data 9 deri më 25 të këtij do të mbahen në Pjongçang.
“Pas negociatave të gjata dhe të rraskapitëse me “Diskaveri”, bartësi zyrtar i të drejtave të Lojërave Olimpike në territorin e “Evropës” në periudhën 2018-2024, Servisi publik me sukses e kurorëzoi misionin e rëndësishëm, ta vazhdojë traditën gjysmëshekullore, sipas së cilës, manifestimet spektakolare janë mes shenjave kryesore të njohura të programit të tij të pasur sportiv, kumtoi sot MTV.
Garat do të transmetohen në MTV-1 dhe MTV2. Në perudhë nga ora 2 e mëngjesit deri në 15:30 pasdite, transmetime direkte do të shkojnë nga garat në skijim të alpeve, hokej në akull, patinazh, kërcime skijatore, biatlon dhe në skijim nordik.
Krahas diferencës së kohë me Korenë prej tetë orëve, një pjesë e garave në bon, skijim i shpejtë, skijim akrobatik dhe në snoubord do të transmetohen me anulime në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Krahas kësaj, MTV, kumtoi se do t’i transmetojë edhe Lojërtat Verore Olimpike në Tokio të vitit 2020.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Snopçe: Sistemi i drejtësisë në Maqedoni, një nga sëmundjet më akute të shtetit
- Mexhiti takoi Erdoğan: Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim
- OKH Merhamet filloi projektet humanitare të Ramazanit
- Toshkovski: Burgu i Shkupit më shumë funksiononte si subjekt juridik turistik- hotelierik sesa si burg
- Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Imzot Gjergj Meta uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti për çdo besimtar do të agjërojë!
- Erdogan: Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të forta sa Ura e Gurit në Shkup
- Gjesti nis ditën me fjalë për Mc Kreshën dhe Lyrical Son
- Skype largohet përfundimisht: Një epokë mbyllet për shërbimin e famshëm të thirrjeve video