Oferta turistike e Maqedonisë është prezantuar në Panairin e 60-të Ndërkombëtar për Turizëm në Bruksel (Brussels Holiday Fair).
Gjatë Panairit është realizuar takim i pjesëmarrësve të Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APMT) dhe të tur-operatorit “Tomkas Kuk” nga ku informuan se numri i turistëve të cilët udhëtojnë për në Maqedoni nga viti në vit dukshëm po rritet.
“Krahas tureve të organizuara nga tur-operatorët më të mëdhenj, i konsiderueshëm është numri i turistëve potencialë të cilët dëshirojnë në mënyrë të pavarur ta organizojnë udhëtimin dhe të mbërrijnë në Maqedoni përmes linjës së drejtpërdrejtë ajrore”, bëri të ditur sot APMT-së. Sipas Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, mundësitë në Panairin për Turizëm në
Bruksel shumëfishohen me faktin se familjet belge janë mes më të pasurit në Evropë të cilët realizojnë 12,7 milionë pushime në vit, prej të cilëve ndërkaq tetë milionë janë më të gjata se 10 ditë, ndërsa pothuajse 10 milionë janë në Evropë. Nga numri i përgjithshëm i banorëve në Belgjikë 74 për qind udhëtojnë jashtë vendit, ndërsa konsumi i përgjithshëm për udhëtim dhe pushime është 16,1 miliardë euro, që i bën kombi numër një në Evropë me konsum mesatar për pushime. Përfaqësuesit e APMT-së kanë marrë pjesë në rrjetëzimet e shumta dhe ngjarje të organizuara nga Panairi, por edhe nga partnerët potencialë, që, theksojnë, ka përfaqësuar mundësi shtesë për prezantimin e Maqedonisë dhe realizimin e kontakteve të reja.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci
- Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Petrovci
- Arrestohet në Tetovë 52-vjeçari i dyshuar për vjedhje
- Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Mjekët kanë vepruar sipas protokolleve mjekësore
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike dhe keqpërdorim të teknologjisë