Instituti për Politikë Evropiane (EPI) sot në Shkup, në virgjilje të publikimit të Strategjisë për zgjerim të Ballkanit Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, do t’i prezantojë të dhënat nga anketa debatuese “Qytetarët pyesin: Si dhe pse në BE” që e realizoi vitin e kaluar në nëntor.
“Pjesë e temave të cilat do të prezantohen janë qëndrimet e përgjithshme për BE-në, përfitimet demokratike dhe ekonomike, si dhe qëndrimet e qytetarëve rreth problemit me emrin. Të dhënat të cilat do të prezantohen e përfaqësojnë mendimin e qytetarëve para dhe pas njoftimit të hollësishëm me temat e mbuluara në anketë”, thonë nga EPI.
Qëndrimet, shtojnë, janë marrë me zbatim të metodës së anketës debatuese, e cila është implementuar në bashkëpunim me Qendrën për demokraci deliberative të Universitetit Stenford në SHBA, ndërsa projekti është punuar me mbështetje financiare nga Civika mobilitas.