Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot e përsëriti qëndrimin se trupi i ri për implementimin e reformave në gjyqësi me të cilin do të udhëheqë kryeministri formohet me qëllim të nivelit më të lartë të ndiqet zbatimi i procesit reformues duke e pasur parasysh vlerën e këtyre reformave.
Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve ministri Saliji theksoi se Këshilli për reforma në gjyqësi që ishte në suaza të Ministrisë së Drejtësisë me sukses e ka përfunduar punën dhe se si rezultat i asaj është sjellë Strategjia për reforma në gjyqësi dhe seti i ligjeve prej të cilave disa veçmë janë miratuar nga ana e Kuvendit, ndërsa një pjesë priten të sillen.
“Në bashkëpunim të ngushtë dhe konsultime me kryeministrin vlerësuam se Këshilli për reforma i cili ishte në suaza të Ministrisë së Drejtësisë me sukses e përfundoi punën. Vlerësuam se është koha për shkak të ndjeshmërisë dhe vlerës së procesit reformues ky trup të fitojë peshë politike në nivel më të lartë”, tha Saliji.
Pakënaqësia e disa anëtarëve në Këshillin për reforma gjyqësore i kualifikon si qëndrime të tyre
personale.
“Këshilli ka numëruar 27 anëtarë prej të cilëve vetëm tre shprehën pakënaqësi dhe atë e kualifikon si qëndrim të tyre personal”, tha ministri Saliji. Zyrtarisht ende nuk dihen emrat e anëtarëve në trupin e ri, por në lidhje me informatat se kryetari i
Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski do të jetë anëtar i këtij trupi, ministri Saliji tha se me siguri kryeministri nuk është udhëhequr nga emrat, por nga udhëheqësit e institucioneve të cilët e përbëjnë sistemin gjyqësor.
“Nëse ka njohuri të tilla në opinion, besoj se kryeministri udhëhiqet nga parimi i përfshirjes së të gjithë udhëheqësve të institucioneve të cilët e përbëjnë sistemin gjyqësor. Prej këtu kryeministri nëse ka vendosur me siguri nuk është udhëhequr nga emrat, por nga bartësit e institucioneve të cilët e përbëjnë sistemin gjyqësor”, sqaroi ministri Saliji.