Avokatët e mbrojtjes në rastin ‘’TNT’’ për shembjen e kompleksit Kosmos, kanë kërkuar që seanca të shtyhet derisa prokuroria nuk u dorëzon dëshmitë kundër klientëve të tyre, që dalin nga bisedat e përgjuara. Gjykatësi Ognen Stavrevski ka refuzuar kërkesën e avokatëve dhe ka vazhduar seancën duke thënë se nuk ka asnjë pengesë, njofton Almakos.
Avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, Elenko Milaonv, përdorimi si dëshmi i mesazheve dhe bisedat private nga ana e prokurorisë shkel vendimin e plotfuqishëm te Gjykatës së Apelit e cila përgjimet nuk i ka pranuar si fakte.
”Konsiderojmë se kualiteti dhe përmbajtja e fjalimit kryesor i mbrojtjes mund të jepet pasi që ti marr dëshmit audiovizive.Dua të kërkoj nga gjykata që mbrotjes t’i jepet ekspertiza nga universiteti i Tetovës” tha Milanov
Mbrojtja e të nëpunësve të komunës së Gazi Babës, avokati Donço Nakov, nuk ka kërkuar të shtyhet gjykimi, por ka insistuar në respektimin e ligjit.
Prokurori Burim Rustemi sqaroi se mbrojtjes i është dhënë mundësia për të dëgjuar bisedat e përgjuara, por ato nuk kanë shkuar në prokurori për ta shfrytëzuar këtë mundësi edhe pse ajo ka ka qenë në interes të tyre.
Almakos