Shkup, 21 dhjetor 2017 (MIA) – Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lubjanës, përmes qendrës rajonale në Shkup, për Kosovë dhe Maqedoni, ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA).
Siç citohet në njoftimin zyrtar, mundësia për aplikim në studimet Master është zgjatur edhe për një muaj deri në shkurt të vitit 2018, jo deri në fund të janarit 2018, siç ishte publikuar në njoftimin paraprak para një muaji.
Siç citohet në njoftimin zyrtar, mundësia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018, ndërsa ligjëratat për gjeneratën e ardhshme fillojnë në shkurt 2018.
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lublanës, është Fakulteti i parë dhe i vetëm me të ashtuquajturën “Kurorë të trefishtë” në Evropën Juglindore, që ka akreditimet më të larta ndërkombëtare EQUIS, AASCB dhe AMBA. Me këto akreditime Fakulteti bën pjese në një për qindshin e të gjitha shkollave të biznesit dhe ekonomisë në botë.
Programi Master në IBA është i hapur dhe efektiv për 11 vite në Shkup dhe është plotësisht identik me studimet në Lubjanë, duke filluar që nga stafi profesional, cilësia, kriteret dhe metodologjia e arsimit,literatura më e re dhe materiale shtesë….
Studimet Master janë në fushën e financave, marketingut, burimeve njerëzore dhe të interesuarit për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë Qendrën Rajonale të Fakultetit Ekonomik – Lublanë
(www.ef.uni-lj.si) në Shkup (cisef@skopjefair.com.mk; 070 / 338-570).
Mentor Pllana, CEO / Besi-Bp Company, Kosovë IBA (Programi master) në Fakultetin e Ekonomisë – Lubjanë, në Universitetin e Sllovenisë, në mesin e akreditimeve të larta të biznesit dhe diplomave të njohura ndërkombëtarisht, ofron mundësi të mëdha për krijim të rrjetit te madh të profesionistëve nga mjedisi i komunitetit të biznesit si pjesë e Klubit Alumni, me më shumë se 10,000 anëtarë dhe shoqatën ndërkombëtare të biznesit – “Beta Gamma Sigma”. mp/14:25