Dyert e NATO-s janë të hapura për Maqedoninë, por ajo nuk mund të anëtarësohet në këtë aleancë pa zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë. Kjo është porosia kryesore e Sekretarit të përgjithshëm të Aleancës veriatlantike, Jens Stolltenberg, drejtuar qeverisë dhe qytetarëve të Maqedoinisë. Stoltenberg pas takimit me krerët e shtetit dhe fjalimin në Kuvend, ka përshëndetur progresin e arritur dhe vullnetin e qeverisë për të zbatuar reformat, por tha se ka mbetur edhe shumë punë për të bërë.
“Jemi të impresionuar nga entuziazmi juaj për tu anëtarësuar në NATO dhe është gjë e mirë përpjekja dhe puna që bëni. Kjo nënkupton edhe zgjidhjen e emrit të shtetit tuaj. Kjo është një çështje e cila një kohë të gjatë rëndon mbi rajonin dhe shtetin tuaj”– tha Stoltenberg.
Ai pret të ketë progres lidhur me transparencën e institucioneve, reformat në kodin zgjedhor si dhe ligjin e medias.
Duke folur për ngjarjet e dhunshme të 27 tha se ato kishin tronditur të gjithë dhe ftoj opozitën të jetë konstruktive dhe të luajë rolin e saj në forcimin e shtetit demokratik. Deputetët e VMRO-DPMNE, sot ishin të pranishëm në Kuvend për të ndjekur fjalimin e Stoltenbergut duke e duartrokitur atë.
Stoltenberg sot gjatë qëndrimit në Shkup ka pasur takime të ndara me presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe përfaqësues të partive.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com