“Sot u takova me përfaqesuesit e zyrës së NATO-s në Shkup dhe i përgezova për punen. Sot jam këtu që të ju flas për të ardhmen që ju e ndertuat. Duam që ky rajon të jetë i mbrojtur, të përparojë dhe të ketë prosperitet e të jetë i lirë. Të gjithë miqtë tuaj në NATO ju perkrahin në hapat tuaj”, tha Stoltenberg.
“Ndodhitë e prillit në ketë ndërtesë, më shokuan, por jo vetëm mua, të gjithë anetarët e NATO-s. Dua ta pranoj përparimin që keni bërë më pas. Si deputet i më hershëm, si kryeministër i mëhershem, i kuptoj sfidat me të cilat duhet të përballeni. Diversiteti është fuqi dhe jo dobësi. Në marrëveshjen në Uashington u treguan principet e liresë personale dhe demokracisë. Prej këtu sot e përshendes përparimin tuaj drejt integrimeve euroatlantike dhe në NATO. Rruga për tu anëtarësuar në NATO ëhtë e hapur për ata që janë këmbengulës dhe punojnë në drejtim të ketij qëllimi” ,potencoi Stoltenberg.
E. SH
Almakos