Për të 13 herë me radhë, në Gostivar u ndezën flakadanët e “Flakës së janarit”. Manifestimi përkujton 36 Vjetorin e rënies së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Në akademinë përkujtimore, u kujtua vepra e tyre e jashtëzakonshme kombëtare për liri dhe ideali për të cilin flijuan edhe jetën.
“Qofshi gjithmonë faqebardh Gostivarasit, , ju që e ndritët fytyrën e Hasan Qafës, Sulltan Qafës, të atyre që luftuan gjitha kohërat, të atyre që ranë prej vitit 1997, të atyre që luftuan me amblemën e Tahir Sinanit, ju do të jeni ardhmëria jonë, të jetoni ju dhe kombi ynë” – tha kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu.
“Jam i bindur që edhe sot, është më e rëndësishme se kurrë më parë që uniteti në mes nesh të jet jetësuar, e poashtu jam I bindur që ne dhe gjeneratt që vijnë pas nesh do e çojnë në vend amanetin e heronjëve tanë kombëtar. Në këtë rrugë uroj që të kemi durimin, fuqinë, përkushtimin dhe qendresën e atyre që përkujtojmë e nderojmë sonte” – u shpreh sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.
Të pranishëm në këtë akademi përkkujtimore ishte edhe kryeparlamentari Talat Xhaferri, si dhe shumë personalitete tjera politike dhe historian, të cilët vlerësuan sakrificën dhe kontributin që dhanë Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në ngritjen politike, shoqërore, intelektuale e kulturore të shqiptarëve.