Ministria e Ekonomisë po përgatit ndryshime në Ligjin për automjetet.
Me ndryshimet ligjore të propozuara, futen tabela të posaçme për automjetet taksi si dhe etiketa ekologjike për automjetet.
“Projektligji ka për qëllim t’i rregullojë procedurat për realizimin e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të personave fizikë, personave juridikë, si dhe mbrojtjen e interesit publik për të cilin synojnë ministritë, organet e administratës shtetërore, personat juridikë dhe fizikë , të cilët janë të ngarkuar me këtë ligj për të kryer autorizime publike “, shkruan në shpjegimin e Ministrisë së Ekonomisë.
Nevoja për vendosjen e etiketave ekologjike në vetura e kishte përmendur dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.
Ai sugjeroi që gjatë regjistrimit automjeteve t’u vendosen etiketa ekologjike me ngjyra të ndryshme, që më lehtë veturat të përjashtohen nga trafiku kur ajri është i ndotur.