Ditëve të fundit lumi Vardar është ngulfatur me mbeturinat, të cilat i kanë hudhur qytetarë të papërgjegjshëm të kryeqytetit. Sasi të madha të shisheve plastike dhe masa tjera plastike lundorojnë rrjedhës së lumit, i cili kalon përmes kryeqytetit.
Kanë reaguar qytetarët, të cilët kanë alarmuar redaksinë e Almakos duke dërguar video të shumta, ku shihet se si sasi të mëdha të mbeturinat ludrojnë përmes lumit. Një pjesë e tyre është shtresuar në të dy anët e brigjeve të Vardarit.
Nga ana tjetër autoritetet e qytetit si zakonisht nuk kanë reaguar ndaj kësaj ndotje masive të ambientit. Ato as që kanë zbuluar autorët e ndotjes së lumi, e nuk bëhet llaf për gjobitjen e autorëve të ndotjes.
Duke gjurmuar pas dëshmive të dërguara përmes videove nga qytetarët, ekipi i Almakos inspektojë gjendjen në teren, ku ka zbuluar edhe burimin e ndotjes së lumit. Pjesa më e madhe e mbetjeve vijnë nga deponitë e egra, të cilat janë krijuar brigjeve të lumit në komunën Saraj të Shkupit, e cila shtrihet në pjesën veriperendimore të kryeqytetit. Qytetarë të papërgjegjshëm bërllokun e hudhin në brigjet e lumit, të cilat pastaj lumi i bart përmes kryeqytetit.
Qytetarët e Sarajit fajsojnë komunën për deponitë e egra në brigjet e lumit Vardar sepse ajo ende nuk ka zgjidhur problemin e mbledhjes së mbeturinave. Nga ndërmarja publike pranë komunës Saraj nuk mohojnë se deponitë ekzistojnë në këtë komunë, por shtojnë se në bashkëpunim me qytetin e Shkupit janë duke punuar për dislokimin e të njëjtave.
Drejtori i ndërmarjes publike pranë komunës Saraj, Sabahudin Rustemi thotë se ndërmarja I kryen detyrimet ndaj qytetarëve, pa marrë parasysh nëse ato paguajnë për shërbimin.
“Ne gjithmon kemi qenë dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve, pa marrë parasysh nëse ato paguajnë me rregull ose jo shërbimin. Ne gjithmon bëjmë mbledhjen e mbeturinave”, tha, Rustemi.
Ai shtoi se mbeturinat mblidhen për çdo ditë pune gjatë javës, pa e mohuar se deponitë ekzistojnë.
“Deponi të egra në komunën e Sarajit, ka në disa vende dhe për këtë ne jemi të informuar, por duhet të ju them se jemi duke punuar intenzivisht për dislokimin e tyre nga ata vende. Këtë do ta bëjmë me ndihmën edhe të qytetit të Shkupit dhe ndërmarjes “Higjiena Komunale”.
Një qytetar thotë se faji është i komunës sepse rregullisht nuk mbledh mbeturinat, ndërsa këtë situatë e shfrztëzojnë qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët bërllogun e deponojnë vend e pa vend.
“Nuk kam parë që komuna e Sarajit të pastroj këtë vend. Atë e bëjnë vetëm qytetarët me iniciativat që I marrin vet, për këtë arsye mbeturinat kanë ngelur këtu ku edhe I shihni. Për çdo dit kur e lëshojnë lumin “Treska” mbeturinat janë edhe më të mëdhaja. Nuk e di kush dhe çfar përgjegjësie ka këtu por kjo I ngjason një asgjëje”, deklaroi një qytetar për Almakos.
“Nuk më ka rastisur ta shoh që komuna po bën mbledhjen e mbeturinave, mbeturinat janë këtu ashtu sic edhe po I shihni, askush nuk vjen ti tubon ti heq nga ktu, komuna nuk e kryen punën e vet” tha një djalosh I ri për Almakos.
“Mbeturinat që janë të hedhura skaj lumit, duhet që ti pastroj komuna edhe ajo është detyr e sajë”, shtoi ky qytetarë.
Një tjetër qytetar për Almakos, thotë se komuna mbledh mbeturinat, por janë qytetarët e pa ndërgjegjshëm që i hudhin ata vend e pa vend.
“Faji është I qytetarëve, por edhe komuna duhet të ketë mëshum përgjegësi për këtë çështje. Në këtë sferë dhe duhet ti shton kontrollet, të sheh se kush bën një veprim të tillë dhe automatikisht ta dënoj atë veprim, që të tjerët të mos veprojnë ashtu”, pohoi qytetari duke thënë se nuk mund ta mohojmë se kosha plehrash kemi gjithandej.
Mevludin Imeri
Almakos