Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mbështet protestat e qytetarëve për ajër të pastër. Sipas tij, nevojitet që të gjithë bashkërisht, MPB në pjesën e komunikacionit, Ministria e Ekologjisë në pjesën e inspektimit të kapaciteteve të cilat janë në qytet, ta përforcojnë mbikëqyrjen inspektuese, sepse për ajrin duhet të luftojnë të gjithë.
“Unë ndaj shqetësimin e njëjtë si edhe çdo banor i Shkupit. Unë e thith të njëjtin ajër siç e thithin edhe ata njerëz. Do të jem me ta dhe do t’i ftoj tek unë në zyrë të bisedojmë për problemet. Qyteti punon me përkushtim dhe tanimë ndërmorëm një seri serioze të masave urgjente intervenuese. Çdoherë do të jem në front në luftën kundër ajrit të ndotur, pavarësisht se sa do t’i kushtojë rejtingut tim politik. Unë nuk do të jem kryetar komune i cili do t’u ftojë t’i mbyllni dritaret”,– deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Nga Viti i Ri në rajonin qendror të Shkupit është vendosur edhe regjimi i posaçëm për dërgesë të mallit deri te dyqanet.
“Moshyrja e rreth 4.000 mini automjeteve transportuese për dërgesë të mallit në rajonin qendror të qytetit kontribuon në mënyrë të sigurt që të zvogëlohet kaosi i komunikacionit gjatë ditës dhe ka kontribut në uljen e ndotjes”,– theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Shilegov paralajmëroi gjithashtu edhe përpunimin e studimit për koncept të ri të transportit urban për shkak se Shkupi ka transport urban publik shumë të vjetruar. Shilegov thotë se beteja për ajër të pastër mund të jetë e gjatë dhe e lodhshme, por është i sigurt se një ditë do të fitohet.