TV21 po e publikon në tërësi porosinë që mori nga Pranvera Imeri, në emër të Kaninetit të Presidentit të Republikës:
“Reagim lidhur me TV 21
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë i hedh poshtë plotësisht pretendimet në materijalin e transmetuar në TV 21 më 3 janar të vitit 2018 nën titullin „Trajtim mbretëror për makinat e presidentit, mbi 80mijë euro për tre vite për servisim të veturave“
Ju informojmë se shumat e deklaruara nga kontratat e prokurimit publik që janë objekt i interesit tuaj dhe shumat e publikuara në materijalin tuaj, paraqesin një vlerë të planifikuar të prokurimit publik, dmth që nuk paguhet e gjithë shuma e përcaktuar në kontratë, por pagesa bëhet me faturë për shërbimin e bërë.
Ju informojmë se për vitet e shënuara në materijalin tuaj, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk e ka realizuar vlerën e planifikuar të këtij prokurimi publik. Përkundrazi, shuma e shpenzuar për riparime dhe servisim të automjeteve për tre vitet e theksuara është gati tre herë më e vogël se ajo që ka qenë e planifikuar, nga shuma e realiziuar sipas jush e publikuar.
Kërkojmë nga TV 21 të publikojë këtë reagim të plotë dhe adekuat ashtu siç publikuat infomatën e pasktë.
Me respekt,
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë”
Sqarim i TV21:
Kabinetit të presidentit të Republikës nuk i pëlqen që mediet të flasin apo shkruajnë për këtë institucion.
Të paktën kështu kuptohet reagimin që dërgoi presidenca në adresë të TV21, për lajmin se veturat e këtij institucioni kanë trajtim “mbretëror” për servisim.
Kronika thirret në dokumentet zyrtare të tenderit që ka hapur dhe lidhur nga Kabineti i Presidentit, dhe janë marrë nga faqja zyrtare e furnizimeve publike. (link???)
Mirëpo, presidenca thotë se këto janë “pretendime”, dhe jo informata të sakta, edhe pse janë dokumente zyrtare.
Sipas reagimit të Kabinetit të Presidencës, nuk kuptohet se çka “demanton në tërësi”, ndërsa nuk merr parasysh se bëhet fjalë për dokumente zyrtare.
Për çudi, kabineti i presidentit, në demantin e vet, nuk ka bashkëngjitur asnjë document për t’I treguar opinionit për shpenzimet që ka bërë në servisimin e veturave të tyre.
Për këtë pyetje, ende po presim përgjigje.