Zgjidhja e propozuar nga Qeveria për parandalimin e keqpërdorimti të përgjimit të telekomunikimeve, është gjysmake. Që të mos shkelen të drejtat themelore të njeriut duhet që sistemi i përgjimit të mos jetë i monopolizuar, tha Pavle Trajanov, ish ministër i punëve të brendshme i ftuar në emisionin “ Pa teklif”, që transmetohet në Almakos.
Trajanov sqaron se të gjitha informacionet e grumbulluara nga përgjgimi do të derdhen në polici, ndërsa qendra e re operative vetëm do ti aktivizojë sistemet e përgjimit. Ai thekson se partitë nuk janë të interesuara të çlirojnë sistemin e përgjigmit nga kontrolli partiak sepse u shërben interesave të tyre në dëmë të qytetarëve.
Sipas tij, kështyu i vendosur sistemi nuk ka garanci se përgjimet nuk do të keqpërdoren edhe në të ardhemen.
“Tani kjo është një zgjidhje gjysmake. Ajo që drejtorin do ta zgjedhë Kuvendi jep njëfarë garance se ai do të veprojë ekskluzivisht me urdhër nga gjykata, dhe atëherë do të ndez sistemin për përgjim. Por është problem nëse Kuvendi, shteti, do të sigurojë kontroll thelbësor civil ndaj përdorimit të këtyre sistemeve. Ky është i gjithë problemi. Sepse sistemi si tërësi duhet të kontrollohet. Përgjimi është vetëm një segment. Nëse marrin detyrë nga politika, nëse ndikimi politik është akoma prezent në punën e këtyre shërbimeve, do të kemi shumë përgjime legale që do të jenë të lidhura me interesa politike.”, thotë Trajanov.
Ish ministri i brendshëm, thotë se formimi i një departamenti në kuadër të zyrës së Avokatit të Popullit, i cili do të duhej të ishte në kudqarët të kontrollit cicvil mbi punën e policisë, nuk janë funksionale.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montahi: Evi Shkopi
Almakos.com