Sulejman Mehazi, njohës i çështjeve politike, duke folur rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni, ka thënë se sipas te gjitha parashikimeve, analizave e veprimeve politike, patjetër të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Ai ka thënë se Zaevi duke marrë fitore të thellë gjatë zgjedhjeve lokale për të forcuar pushtetin qendror, po përgatitet për zgjedhje parlamentare.
“Me largimin e Zijadin Selës, Zaevi tani së bashku me Ali Ahmetin e ka më lehtë për të bërë veprimet politike ashtu si do vet, pasi Aleanca për Shqiptarët ishte pengesë e veprimeve vëllazërore të Zaevit e Alisë. Mendoj se pengesa kryesore e qeverisjes së Zaevit e Aliut ishte nacionalizmi shqiptar i Zaevit, kundruall intengriste e socialiste shqiptare-maqedone. Afatshkurtësia e kësaj qeveria është dhe për shkak numrit të brishtë e të kufizuar të deputetëve 62. Zaevi me politikën e tij ‘titiste’ vëllazërore mendon se do marrë shumë votues shqiptarë me qëllimin që të del ku të del të bëhet parti kryesore, jo vetëm maqedonase, por edhe shqiptare. Shkurt, Zaevi po luan rrolin e një ‘Tito të vogël’ (mali Tito) që është shumë e rrezikshme për shqiptarët e Maqedonisë, pasi mjerisht shqiptarët e kësaj Republike udhëhiqen ende nga partia e kriminalizuar e BDI-së”, ka përfudnuar Mehazi.