Martin Kosotvski është rizgjedhur kryetar i degës së LSDM-së në Kumanovë, duke marrë besimin e më shumë kuvendarëve të degës, kundrejt kandidatëve tjerë. Urimi i parë publik pas fitores, i ka ardhur nga bashkëpartiaku i tij, Hadi Osmani, zyrtar i LSDM-së nga komuna e Likovës.
“Urime për mandatin e ri shok. E ke merituar me punën dhe suksesin tënd, e më së tepërmi me raportin tënd që ke me anëtarësinë dhe qytetarët e Kumanovës, pa kurrfarë dallimi. Me këto vlera ti arrite t’i bashkosh të gjithë qytetarët e të gjitha përkatësive në Kumanovë, pa dallim të përkatësisë etnike ose fetare. Në këtë mënyrë, arrite të sigurosh fitore të thellë të LSDM-së në Kumanovë dhe ta forcosh partinë, por edhe bashkëjetesën në Kumanovë. Kam nderin të kem një kryetar siç je ti dhe të bashkëpunojmë edhe më tej në arritjen e qëllimit: Jetë në Kumanovë dhe në mbarë Maqedoninë”, ka shkruar Osmani në urimin dedikuar kryetarit të degës së LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski./Lajmpress