Sipas Zudi Xhelili edhe pse Aleanca ishte çelësi për formimin e qeverisë përsëri nga ana BDI-se hasi në opstrukcione si rezultat drojës nga humbjet e zgjedhjeve të ardhshme.
“BDI është e mësuar për mesë 15 vite të jetë pjesëmarrëse në qeveri me partitë maqedonase dhe nuk mund t’i durojë edhe partnerët tjerë shqiptarë. Pra kjo zili u shfaq që në fillim duke zhagit emërimin e funksioneve të Aleancës për Shqiptarët dhe me fillimin e zgjedhjeve lokale retorika u ashpërsua akoma dhe raportet mes partnereve qeveritar u keqësuan edhe më tepër. BDI filloi t’i bëj presion Zaevit në mënyrë që të largojnë Aleancën nga qeveria sepse kërkojnë shumë të drejta për shqiptarët. Ministra të BDI-së shpesh herë kanë shprehur shqetësime se përse Aleanca i afatizon premtimet e Zaevit për shqiptarët p.sh Ligji për gjuhën shqipe dhe ligje tjera që ofrojnë barazi mes popujve këtu në Maqedoni”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili.