Deputeti Rexhep Memedi në seancën e parlamentit sot ju drejtua kabinetit qeveritar me disa pyetje.
Pyetja 1:
Pyetje për ministrin e Mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapsinorë: ka të bëjë me Deponinë Drisla –Lendfilldi më i madh në Evropë, e cila më shumë se 20 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike për mbrojtje të ambientit, konform ligjit për Mbrojtje dhe avansim të ambientit jetësorë dhe Ligjit për menaxhim me mbeturinat, si dhe konform standardeve evropjane bashkëkohore. Dhe si pasojë kemi ndotje permanente të tokës, ujit dhe ajrit , fakte kto që janë vërtetuar edhe nga institucionet përkatëse siç është Inspektorati i mjedisit jetësorë, me çka është rezikuar dhe është dëmtuar shëndeti i mbi 7000 banorëve të f. Batincë, Komuna e Studeniçanit- që është në afërsi prej 500 metrave ( ku kemi rritje të incidencës së smundjeve kancerogjene, respiratore etj.), por njëkohësishtë emetimi i gazrave helmues (CO, SO2 etj.) që dalin nga djegja e mbeturinave medicinale sigurishtë ndikon edhe në nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Qytetin e Shkupit me rrethinë gjë që paraqet një problem publik ambiental dhe shëndetësorë. Thjeshtë atje kemi një deponi primitive, një sipërfaqe apo gropë të madhe prej 76 hektarëshe ku hudhen dhe mbulohen me dhe mbeturina komunale, industriale, mbeturina me rrezik të lartë (azbest, materijale radioaktive, mbeturina medicinale) e cila paraqet vërtet një bombë ekologjike.
Në vitin 2012, në bazë të projektit për partneritet publiko-privat Qyteti i Shkupit në rrethana tejet të dyshimta gjatë tenderimit ka zgjedhur një kompani Italiane, FCL AMBIENTE- pa prtfolio në këtë fushë (e themeluar vetëm disa ditë para se të konkuron), që të jetë partner me 80 % të pronës së Deponisë Drislla. Sipas marëveshjes kjo kompani në 4 vitet e para duhej të investoj 73 milionë Euro në modernizimin e deponisë dhe ndërtimin e linjës për selektim dhe sistem për përpunim të mbeturinave –fabrikë për reciklim, sistem për trajtim adekuat të mbeturinave medicinale, stacion filtrimi për ekstraktin helmues dhe stacion matës-sistem monitorimi për ndotjen e ajrit. Deri më sot kjo kompani nuk ka investuar as edhe një euro. Mos të harrojmë se resori i mjedisit jetësorë nga viti 2008 e këndej është udhëhequr dhe udhëhiqet nga kuadër i BDIs, gjithashtu këshilltarët e bdi-s në Qytetin e Shkupit kanë qenë pjesmarës në vendimin që kompania kontroverse të menaxhoj me Drisllën edhe përkundër faktit që Gjykata administrative e Shkupit disa herë e pezullon këtë vendim për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të mara me marëveshje.
Me datë 01 Mars 2017 magazina italiane PIANETA ITALIA publikon detaje nga hulumtimi lidhur me një aferë që ka ndodhur në vitin 2016, ku bëhet fjalë për transportin e 2600 kontejnerëve me mbetje urbane dhe industriale , secili nga 22 tonelata, të cilët nga Italia janë zbarkuar në portin e Durrësit dhe kanë tranzituar përmes Shqipërisë në kufirin Qafë Thanë prej ku duhej të kalonin në Maqedoni me destinacion deri te Deponia Drislla në Shkup. Kjo magazinë pohon që, në bazë të dokumentacionit oficial që posedon, 1140 kontenier kanë arritur në destinacion, ndërsa mbi 1400 kontejner nuk e kanë kaluar kufirin Shqipëri-Maqedoni, së paku zyrtarishtë. Ky skandal bëhet edhe më shqetësues për faktin që ka dyshime serioze se në këtë konvoj mbeturinash ka edhe helme kimike.
Lidhur me këtë temë sivjet është debatuar edhe në parlamentin italian, ku më i zëshëm ka qenë deputeti Rikardo Nuti i cili personalishtë ka bërë investigime duke kontaktuar edhe me autoritetet këtu në Republikën e Maqedonisë. Për zbardhjen e kësaj afere është angazhuar edhe prokuroria e Antimafias italiane.
A është e vërtetë që 1140 kontenier me 25000 tonelata mbeturina nga Italia në vitin 2016 kanë mbaruar në Drislla? Pasi që ne kemi reaguar për këto lajme, ndersa autoritetet lokale dhe zyrtarët e deponisë Drislla e kanë mohuar një gjë të tillë! A ka mundësi që 1400 kontenier tjerë “të zhdukur” të kenë mbaruar në Maqedoni?
Duke pasur parasysh që ky biznes kap vlerë prej afro 5 milion Euro (80-160 Euro për 1 tonelatë).
Pyetja e dytë:
Për ministrin e Finansave dhe Transportit dhe Lidhjeve: Në kohën që autostrada Prishtinë-Shkup, në pjesën e Kosovës është në fazën përfundimtare, pse nuk janë ndarë mjete në buxhetin e vitit 2018, për ndërtimin e autostradës në segmentin Shkup-Bllacë?!- duke qenë dëshmitarë që kjo rrugë është me rëndësi të veçantë ekonomikë për të dy vendet, posaçërishtë për R. e Maqedonisë si eksportuese më e madhe e mallrave për në R. e Kosovës.
Pyetje e trete për minstrin e Kulturës:
Pse vetëm Instituti i Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve, edhe pas 10 viteve që është themeluar, ende nuk ka asnjë objekt të vetin, por endet në objekte të përkohshme?!!