Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka anuluar vazhdimin e disa seancave parlamentare në shenjë të konstruktivitetit pas sinjaleve se e mundur është kthimi i VMRO-DPMNE-së në Kuvend dhe pjesëmarrjes aktive në punimet e saj, ka konfirmuar për MEDIAL.mk, Xhaferi.
“Ligjet që janë në seancë që sot i anulova, më shumë janë propozime të shumicës dhe jo aq shumë prioritare që të mos mund të presin miratimin pas festave. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të VMRO-së, Hristijan Mickoski ka paralajmërime se opozita mund të kthehet në Kuvend. Anulimi është t’i jap hapësirë opozitës që të konsolidohet pas Kongresit dhe si shenjë e konstruktivitetit që të kthehen në Kuvend. Në ujdi me opozitën nesër në seancë do t’i kalojmë tre ligjet reformuese të jurisprudencës, derisa ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve do të pret pas Vitit të Ri në harmonzim me opozitën”, ka thënë Xhaferi.