Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët do të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar. Të pyetur nga Alsat M, zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë.
Kryeministri Zoran Zaev njofton se shkarkimin e tyre do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë./lajmpress.com