Autobusi urban aksidenton për vdekje të moshuarën në Bit Pazar. Aksidenti ka ndodhur poshtë mbikalimit, ku një grua e moshuar ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën.Arsyeja kryesore se përse ndodhin këto aksidente është se ai vendkalim ku ka ndodhur ngjarja, nuk është i paraparë të jetë si vendkalim, por se vetë qytetarët e shfrytëzojnë si të tillë.
Tv 21 kontaktoi Komunën e Çairit për rastin në fjalë por nga atje thonë se për këto lëshime përgjegjës është Qyteti i Shkupit.
Ndërkaq nga Qyteti i Shkupit thonë se kanë marrë iniciativë për ta bllokuar atë vendkalim i cili është hapur në kohën kur është ndërtuar mbikalimi, por tregtarët e pazarit të gjelbër kanë dalë në protesta duke kërkuar që i njëjti të mos bllokohet.