Një person është arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi polica kufitare ka konfirmuar se gjendet në listën për vuajtjen e dënimit me burg. Kompetentët, siç kumtoi MPB-ja, dje në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit të pasaportës kanë konstatuar se personi V.SH. (64) nga fshati Vevçan gjendet në STOP-listën për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre muajve. Dënimi i është shqiptuar për vepër të kryer penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në pajtim me nenin 292 nga Kodi Penal. Personi është privuar nga liria dhe me vërtetim u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!
- ShA Mepso dhe ShA ESM punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë
- I kërkoi GJKKO-së kthimin e celularit të sekuestruar, trupi gjykues rrëzon ankimin e Erion Veliajt
- Drejtoresha e shkollës fillore nën hetime, kundërligjshëm u pasurua për mbi 300 mijë denarë
- Arrestohen një epror dhe një inspektor i policisë në Kumanovë
- Motra e bën për spital motrën në Prishtinë
- Kërcënohet Xheneta, publikon mesazhet në Instagram
- Horoskopi ditor: Çfarë na pret në Martën e 4 Marsit 2025?