Pas skandalit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare, kanë reaguar nga komuna e Kumanovës. Sipas tyre, në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit apo nxitjen e mosdurimit ndëretnik.
“Dje, në Kumanovë u hap zyrtarisht salla e rikonstruktuar sportive, me zhvillimin e një ndeshjeje midis ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe ekipit kombëtar të Rumanisë.
Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit e Maqedonisë, ndërsa nikoqir i saj Komuna e Kumanovës.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe ishte një pamje e bukur, e rrallë në sportin maqedonas.
Fatkeqësisht, një ditë më vonë u konstatua se gjatë ndeshjes, në një moment të caktuar, disa individë nga publiku hodhën thirrje të papranueshme që nxisnin mosdurim etnik, gjë që bie ndesh me vlerat multietnike mbi të cilat bazohet Komuna jonë.
Me këtë rast, Komuna e Kumanovës, në cilësinë e nikoqirit të ngjarjes, i dënon publikisht këto veprime dhe distancohet plotësisht prej tyre.
Kumanova ka qenë dhe do të mbetet qytet i të gjithë banorëve të saj, pa dallim përkatësie etnike, ndërsa sporti dhe kultura do të vazhdojnë të shërbejnë si ura bashkimi mes qytetarëve, ashtu si deri më tani”, thuhet në reagimin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Kumanovës.
Data 22.09.2026
Aktuale
- “FILM I SHTETIT” nga Roland Sejko është propozimi i Shqipërisë për Çmimet Oscar 2027
- LVV-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses: Çfarë do të ndodhë me ligjin për Gjykatën Speciale?
- SPAK urdhër arresti për Vlora Hysenin, “Reuters”: Tjetër goditje për qeverinë e Ramës! BE po shqyrton nga afër si kryeministri shqiptar po trajton rastet e korrupsionit
- Strategjia e OpenAI për mbrojtjen e adoleshentëve në përdorimin e inteligjencës artificiale
- Momente paniku në një pallat 11-katësh në Lushnje – Flakët përfshijnë garazhin nëntokë, alarm te banorët
- Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
- Raportohet se Netanyahu nuk do të takohet me Trumpin gjatë vizitës “së shkurtër” në OKB
- “Rrëzimi i Ramës, emergjencë kombëtare!”/ Ahmetaj paralajmëron përgjime të reja, Noka: Sapo ra Agasi doli në dritë Ron Yeffet për punët e pista



