Antonio Milloshovski, deputet i opozitares VMRO dhe ish funksionar shtetëror në qeverinë Gruevski ka pohuar se nuk do të marr pjesë, do e bojkotoj kongresin e VMRO-së.
24Vesti, mëson se kongresin do ta bojkotojë edhe deputeti tjetër i VMRO-së, Ilia Dimovski po edhe Boris Zmejkovski, gjithashtu në kongres nuk do të marrin pjesë e nënshkruesve të nismës për shtyrje të kongresit.
Kujtojmë, deputeti Antonio Milloshoski nuk mori pjesë as në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Qendror të partisë. Kandidatura e vetme e dorëzuar pranë organeve partiake është ajo e Hristijan Mickovski-t.