Çfarë kanë bërë udhëheqësit e BDI-së në Kumanovë, që me asnjë kusht nuk duan t’i lëshojnë pozicionet paraprake, shtrohet pyetja logjike pas vonesës së formimit të pushtetit lokal në qytet, shkruan gazeta Lajm.
Burime tona vërtetojnë se vonesa vjen si pasojë e ambicieve vetanake të disa figurave kyçe të BDI-së në Kumanovë, si pasojë e përçarjes së degës për arsye: “kush i pari te ‘x’ drejtoria?!” Kujtojmë se dega e BDI-së Kumanovë është përcjellur me shumë turbulenca edhe fatkeqësi, viteve të fundit, derisa rezultoi me vrasje. Dhe, gjithçka kishte nisur me luftën brenda llojit.
LSDM dhe i pari i qytetit janë në pritje të vendimit të partnerit parazgjedhor- BDI.