Dy persona janë lënduar më lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi automjeteve në zonën e udhëkryqit dhe shtatë shoferë për rreshtim të gabuar. Nga trafiku janë përjashtuar shtatë shoferë para se të marrin leje për të drejtuar automjetin dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 82 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 80 automjete. Sektori për parandalim do të mbajë masë të veçantë edukimi në të cilën do të marrin pjesë pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të shoferit (rreshtim, shpejtësi). E njëjta do të mbahet në hapësirat e SPKP Gazi Babë.
Data 11.08.2025
Aktuale
- VIDEOLAJM/ Nuk ndalet zaptimi i ambienteve të News24! Civilët hapin me dhunë zyrat e emisionit investigativ Tak-Fak! Gazetarët s’u lejuan të marrin mjetet e punës dhe sendet personale
- Pishina e qytetit të Tetovës do të punojë dhe të dielën
- Përgjegjësia e Policisë: Sveçla kërkon hetim të thelluar për rastin e Gjilanit
- BIRN: Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News24
- Ministria e Shëndetësisë tregon të gjitha arsyet pse i janë marrë kompetencat Odës së Stomatologëve
- Policia arrestoi tre persona të dyshuar për vrasjen e djeshme në Tetovë
- Shpallja e zgjedhjeve, ja çfarë ndalohet në Maqedoninë e Veriut
- (VIDEO) Kadriu: Vendimi për numrin e këshilltarëve pa bazë juridike