Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka thënë se nuk rrezikohet shumica parlamentare me dorëheqjen e deputetëve. Ku sot tërhiqen nga pozita e deputetit Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski.
“Dy deputetë janë në dorëheqje por unë mendoj që nuk është e rrezikuar shumica parlamentare, për faktin që në procedurë është e rregulluar që para se të fillohet me seancën e parë e kemi patjetër të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve të radhës që vijnë dhe për atë arsye pohoj dhe vërtetoj që nuk rrezikohet shumica parlamentare. ”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.