– Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski gjatë vizitës në Paris u takua me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi. Në takim u hapën çështjet lidhur me reformat në administratën publike në të cilat aktualisht punojnë të dy vendet. Në takimi u shkëmbyen përvoja, dhe u konkludua se edhe Maqedonia dhe Shqipëria kanë të njëjtin qëllim, e ai është një administratë kompetente që do të ofrojë shërbime efikase, të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe sektorin e biznesit, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike. Është biseduar edhe për nevojën për rritje të transparencës në punën e administratës, që do të kontribuojë në uljen e korrupsionit. Mancevski e ka ngritur nismën për uljen e shpenzimeve për roaming mes të dy vendeve, si dhe për bashkëngjitjen e Shqipërisë në marrëveshjen rajonale për uljen e çmimeve të roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Në këtë pjesë ekziston mundësia për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim, me të cilin do të ndiqet shembulli me nënshkrimin e memorandumit për roaming midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, shtohet në kumtesën e Ministrisë. Në takimi është biseduar edhe për mundësinë për njohje reciproke të nënshkrimeve elektronike dhe vulave midis dy vendeve.
Data 10.03.2025
Aktuale
- Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës
- E kërkon United, Inter i vendos çmimin Dumfries
- Kërkohet nga familjarët prej 3 ditësh! Detaje nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit në Ksamil, policia gjen në bregdet telefonin dhe rrobat, ja për çfarë dyshohet!
- Rutte: Nuk do të ketë vakum sigurie në Bosnje dhe Hercegovinë
- Zola: Jam i befasuar nga Milani, nuk e prisja një sezon të tillë. I mungon ekuilibri
- Vrasja e biznesmenit te QT”Mavrovasja”: Elvin Kurtoviq pranon fajin, kam qenë nën ndikimin e drogës
- Fetai takohet me homologun e tij nga Mali i Zi, në fokus forcimi i bashkëpunimit rajonal
- Marco Rubio: SHBA mbyll zyrtarisht 83% të programeve të ofruara nga USAID!