Përmes një kumtese dërguar për media, VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza të rënda ndaj LSDM-së, duke thënë se shumica parlamentaree saj, Qeveria, e rrezikojnë perspektivën euro-atlantike të vendit.
Sipas tyre, LSDM-ja nuk e ka prioritet agjendën evropiane, as reformat, ekonominë, apo standardin e qytetarëve, por e vetmja gjë që i intereson kësaj partie është ruajtja e karriges, duke e mbuluar dështimin me përndjekje politike dhe hakmarrje.
VMRO-DPMNE-ja e akuzon LSDM-në për siç thonë, mosdëshirë për të patur opozitë në Maqëedoni. /Telegrafi/