Gjatë gjahut të kafshëve të egra në të cilin kanë marrë pjesë një grup më i madh i gjahtarëve në afërsi të digës Vodoça – Strumicë, Zh.I. është lënduar me pushkë gjahu në pjesën e kokës me ç’rast ka ndërruar jetë. Siç informon MPB, për shkak të terrenit të paqasshëm automjeti i ndihmës mjekësore urgjente nuk ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes, me ç’rast njëri prej gjahtarëve të pranishëm është drejtuar në fshatin më të afërt për të marrë automjet terrenor, me qëllim të lënduarin ta transferojë deri tek ndihma mjekësore. Në orën 16:30 i lënduari Zh.I., në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije është dërguar në Qendrën mjekësore në Strumicë, ku në orën 16:40 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori publik dhe një ekip i SPB Strumicë. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 16.08.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët
- Tre shoferë të dehur arrestohen në Kërçovë, Kumanovë dhe Manastir
- EMRAT/ Arrestohen 5 pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonin dhe shisnin kanabis! Një prej tyre vëllai i kryeplakut të fshatit
- Deri në orën 12:00 në RMV ka 5 zjarre në hapësirë të hapur, 2 janë aktivë
- Goditi me thikë bashkëjetuesen në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Viktima nën kujdesin e mjekëve
- Tetovë, 51-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes
- Tetovë, 19-vjeçari mashtruar për 1700 euro me premtimin për patentë shoferi
- Arrestohet 27-vjeçari nga Miletina për sulm fizik në Tetovë