Në Stacionin e vogël sonte në ora 20 do të hapet ekspozita e
fotografive fituese të Pride Photo Award për vitin 2016, të cilën e organizojnë ambasadat e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.
Pride Photo Award është konkurs ndërkombëtar vjetor i fotografisë me fokus në diversitetin seksual dhe identitetin gjinor. Çdo vit fotografë në mbarë botën i ndajnë pikëpamjet më kreative, më sfiduese dhe më stereotipe të gjinisë dhe seksualitetit. Juria ndërkombëtare eksperte i selekton veprat më të mira pas së cilës organizohet ekspozitë botërore. Ekspozita tashmë është vendosur në Amsterdam, Bolonjë, Xhakartë, Hanoi dhe në San Francisko. Qëllimi i Pride Photo Award është që të kontribuojë drejt botës më të drejtë dhe më inkluziv përmes dukshmërisë së diversitetit seksual dhe gjinor dhe krijimit të ndërgjegjësimit për “të tjerët”.
Ekspozita do të mund të vizitohet deri më 17 dhjetor, ndërsa sonte di ta hapë ambasadori holandez në Maqedoni, Vouter Pllomp.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Një zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit
- Garsia: Futemi në çdo ndeshje për të fituar
- MF: “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me pamje stabile, duke njohur rritje stabile dhe politika të besueshme ekonomike
- Rregulla të reja të trafikut nga 26 shtatori: Kalimi i kalimit për këmbësorë me celular do të gjobitet me 40 euro
- Mashtrim në Shkup: 77-vjeçari nga Kumanova jep 10.000 euro për të “shpëtuar” mbesën nga një aksident i rremë
- Osmani: Mbrojtje për punonjësit shëndetësorë nga presioni politik
- “Opozita duhet ta quaj veten fatlume”- Satira e Lutfi Dervishit: “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga
- Ilire Dauti: Minus 25 këshilltarë shqiptarë, shkelje kriminele e Qeverisë mbi zgjedhjet