Rreshjet e shiut që kapluan vendin në ditët e kaluara kanë bërë që të rritet niveli I lumenjëve dhe e kanë rënduar komunikacionin në disa drejtime rrugore, përcjell Almakos.com
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informuan se në lumen Treska është matur një rritje e konsiderueshme e nivelit të ujit. Konkretisht në stacionin hidrologjik në Makedonski Brod, ku niveli I lumit është 50 cm më I lartë se një ditë më parë.
Rritje të nivelit të ujit për 50 cm ka edhe në degëzimin e majtë të lumit Vardar si dhe në lumin Borotinca, ku niveli I ujit është rritur për 200 centimetra. Gjithashtu rritje të nivelit ka edhe në lumin Radika, Lumi I Zi, pjesa e sipërme e lumit Vardar dhe në Shkup, etj.
Gjatë ditës së sotme gjithashtu priten rreshje te shiut, andaj edhe nivelet e lumenjëve do të vazhdojnë të jenë të larta.
Ekziston mundësia për daljen nga shtrati në zona locale të lumit Vardar, konkretisht në Rajonin e Pollogut, në pellgun Treska, rreth Plasnicës si dhe në pjesë të ndara na lumin Drini i Zi, Radika etj.
Përmbytje, sipas informacioneve të QRMK në Komunën Saraj ka edhe në nënkalimin tek unaza Matka.
Trafiku zhvillohet me vështirësi edhe në rrugën Mavrovë -Galiçnik, 100 metra para Careva Çeshma, për shkak të derdhjes së ujit në rrugë. Nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë rekomandojnë që të shfrytëzohet ky aks rrugor deri në sanimin e plotë.
Për shkak të rreshjeve të shiut ka rëndim në komuninacion nëpër disa rrugë në nivel republikan.
Ndërprerje të plotë të komunikacionit që nga ora 01:00 ka në rrugën Vallandovë-fshati Udovë,dhe fshati lokal i rrugës Zhelezhnec – fshati Malo Ilino në Demir Hisar është i pakalueshëm.