Gjykata Penale në Shkupi i ka bërë valide ankimimet e Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve edhe dy personave të tjerë për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.
“Këshilli gjyqësor panë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, duke vepruar rreth ankesës së PTHP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mori vendim, me të cilin i bëri valide ankesat e prokurorisë dhe vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake i modifikoi në mënyrë që është bërë valid propozimi i prokurorisë për përcaktim të masës së paraburgimit dhe të dyshuarve B.D. dhe V.J. u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, qëndron në kumtesë.
Për të dyshuarit e tjerë të përfshirë me propozimin e njëjtë të PTHP për përndjekje të krimit tëorganizuar dhe korrupsionit, për të cilin një gjykatës në procedurë paraprake u caktoi masë paraburgimi, Këshilli gjyqësor i konfirmoi vendimet.