Pasi Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendimin në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ka reaguar partia e Zijadin Selës e cila është pjesë e Qeverisë. Nga APSH thonë se ata si pjesë e Qeverisë janë një hallkë e fortë në proçesin e reformave gjithpërfshirse të vendit tonë. Partia e Selës përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme njëherit inkurajon organet e drejtësisë që të punojë për zbardhjen e të gjitha rasteve të montuara me qëllimë që fajtorët e vërtet të dalin para drejtësisë, raporton Almakos.
“Aleanca për Shqiptarët përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme për rastin “Monstra” dhe inkurajon organet e drejtësisë që të punojë për zbardhjen e të gjitha rasteve të montuara me qëllimë që fajtorët e vërtet të dalin para drejtësisë. Aleanca gjithashtu shprehë kënaqësinë që të akuzuarit pas një golgote përballë një sistemi gjyqsorë të kapur nga regjimi i kaluar VMRO-BDI,sot i kthehen familjeve dhe më të dashurve të tyre.Aleanca si pjesë e Qeverisë është një hallkë e fortë në proçesin e reformave gjithpërfshirse të vendit tonë dhe kontributi jonë është në drejtim të zbardhjes së të gjitha rasteve të montuara dhe lirimin e të gjithë të pafajshmëve.Aleanca për Shqiptarët konsideron se ndryshimi ka filluar të vijë dhe po jepen sinjalet e para të shtetit të së drejtës,dëshmi për këtë janë veprimet e fundit të prokurorisë dhe sot të Gjykatës Supreme lidhur me rastin “Monstra””, thuhet në komunikatën e APSH-së.
M.I
Almakos.com