Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë njofton Portalb.mk.
“Të akuzuarve A.I., F.A.m H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa të kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë të lëshohen në liri”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Ndryshe, para një jave Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.
Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, nënkupton që Prokuroria që nga fillimi duhet të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që janë shfuqizohuar vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.
“Monstra”
Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.