Qyteti i Shkupit, këshillat e qyteteve dhe Qeveria me 1 janar 2018 duhet të vërtetojnë çmimet e reja të ujit në bazë të tarifave të përcaktuara nga Komisioni Rregullativ për energjetik për 37 ndërmarrje ofruese për shërbimin e ujit. Sipas vendimeve të përgatitura në njërën pjesë parashihet ulje në njërën anë ngritje të çmimeve aktuale ndërsa në komuna të caktuara si për shembull në qytetin e Shkupit qytetarët do të duhet të paguajnë edhe shërbim shtesë për trajtimin e ujërave të zeza.
Sipas rregullores çmimi I ujit në qytetin e Shkupit do të sillet mes 30.54 dhe 34.80 dinarë. Tarifa e tërhequr për qytetin e Shkupit është 32.68 dinarë në metër kub ujë të harxhuar. Tarifa e deri tanishme e tërhequr për qytetin e Shkupit ishte 31.39 dinarë. Në çmimin e ri përfshihet edhe pagesa që qytetarët e Shkupit do e bëjnë për mirëmbajtjen e ujërave të zeza, që sipas Komisioni Rregullativ për energjetik (KRE), është 2.04 dinarë në metër kub.
Ashtu siç theksoi Petrov, Ndërmarrja Publike “Ujë dhe kanalizime” ka kërkuar ulje të çmimit për 1.82 %, kurse KRE ka vërtetuar ulje të çmimit për 2.68% nën normën minimale.
“Çmimi i ujit në Shkup në vitin 2018 do të ulet deri sa nuk do të futet pjesa e pastrimit të ujit”, tha Petrov.
Petrov theksoi se tarifat e vendosura nga ana e KRE-së në përputhshmëri me metodologjinë, janë tarifa mesatare, që do të thotë furnizuesit e ujit, në bazë të kuadrove të themeluara vetë do të përcaktojnë çmimin varësisht përdoruesve dhe gjendjes së tyre ekonokike.
Komisioni Regullativ për energjetikë pas përcaktimit të tarifës mesatare për shërbimet e ujit e kishte parashikuar çmimin e shërbimeve të ujit të mos kaloj kufirin e qasjes, të përcaktuara në nivelin e 3% të mesatares së të ardhurave totale për familje në zonën në të cilën ofrohet shërbimi i ujit, tha Petrov.
Nga 37-të ndërmarrje në përputhshmëri me vendimin për ulje kishim në Shkup, Ilinden, Berovë, Vinicë, Koçani Gjevgjeli, Lipkovë, Dollnen, Kavadar, Sveti Nikollë, Tetovë, Gostivar, Ohër, Manastir, Veles e të tjera.
Tarifa më të larta ka në Probishtip, Strumicë, Kumanovë, Pro-aqua Sturgë, Komunalec-Kërçovë, Po-aqua Ohër, Brvenicë, dhe në Zhelinë.
KRE përcaktoi tarifat për vitin 2018, 2019 dhe për vitin 2020 për 37 ndërmarrje të cilat janë furnizues të mbi 10.000 banorëve në të gjitha tetë zona malore në R.M.
Për shtatë nga këto ndërmarrje vendimin e merr Qeveria kurse për 30 të tjera vetë qeverisja locale.
Derisa këshillat vendosin për çmim më të lartë nga të paracaktuarat do të duhet të dorëzojnë kërkesë shtesë në Komisionin Rregullativ për energjetik.
M.I
Almakos.com