Seanca e sotme në gjykatën e Selanikut në të cilin duheshe të dalin ish kryetari I Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski si dhe I punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski është anuluar për më 17 maj 2018 pasi që njëri nga të pandehurit nga grupi i emigrantëve në të cilën bëjnë pjesë edhe dy të ikurit nga Maqedonia nuk ishte ftuar siç duhet nga gjykata, këtë e konfirmoi avokati I tyre Petar Vasilev, për AIM.
Vasilev konfirmoi se Grujovski dhe Boshkovski kanë dorëzuar kërkesën për azil politik në Greqi.
Nga ana tjetër për dy të pandehurit, Grujovski dhe Boshkovski, Qeveria e Maqedonisë ka lëshuar arrest-ndërkombëtar, të njëjtit akuzohen edhe nga qeveria Greke për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit.
Paraprakisht, Grujovski dhe Boshkovski para gjyqit të Selanikut ishin paraqitur dy herë por sencat ishin shtyrë për arsye se gjyqi i Selanikut nuk kishte mundur të gjente përkthyes nga greqishtja në maqedonisht dhe anasjelltas.
Në Maqedoni ata janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të jashtë ligjshme dhe për shkatërrimin e mjeteve të përgjimit, raste të përmbledhura me emrin “Tvrdina”, “Target”, dhe “Tvrdina 2”. Autoritet e Maqedonisë në 6-të nëntor kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit nga Greqia.
Më 13 dhjetor Gjykata e Selanikut duhet të vendos nëse do I pranoj që personat në fjalë të ekstradohen në Maqedoni.
Në ndërkohë, Grujevski dhe Boshkovski vazhdojnë të jenë në paraburgim në Selanik.
Almakos.com
Mevludin Imeri