“Të gjitha barna kontestuese janë tërhequr dhe qytetarët të mos shqetësohen”, kështu deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për rastin e kontrollit të barnave nga importimi paralel prej vendeve të treta, njofton Portalb.mk.
Ai theksoi se tanimë është publikuar dhe se ka rast të tillë që duhej të pastrohen institucionet.
“Përderisa nuk marrin informata zyrtare nga institucionet të cilat e udhëheqin këtë rast, për cilat barna bëhet fjalë, sa janë në numër, kush i ka importuar dhe kush i ka prodhuar, nuk mundet asgjë të konfirmoj. Nëse mendoni se ka institucion në botë që për 24 orë mund t’i informojnë qytetarët e cilitdo shteti cilat janë të sigurta dhe cilat jo, në momentin kur zbulohet një numër i madh i barnave të falsifikuara, tregomani atë shtet që atje të dërgojmë ekspertë që të mësojnë dhe të na mësojnë edhe neve. Lejoni që institucionet të punojnë në rast”, theksoi Çakarovski.