Pas të reshurave të dendura, lumi Vardar në qendër të Shkupi ka dalë nga shtrati i tij. Situata më kritike, siç mund të shihet nga këto pamje është regjistruar nën urën Goce Dellçev, e cila qendër afër godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Kryetari i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov, në një prononcim për media ka thënë se gjendjen e lumit Vardar janë duke e ndjekur nga afër. “Sot në mëngjes është regjistruar se lumi Vardar ka dalë nga shtrati i tij. Ekipet dhe shërbimet kompetente të Qytetit të Shkupit janë në terren, me çka janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmeve eventuale. Kjo situatë e dëshmon edhe një herë faktin se çfarë dëmi i është bërë lumit Vardar me projektin megaloman ‘Shkupi 2014’. Arsyeja e daljes nga shtrati të këtij lumi, në këtë pjesë është për shkak të ‘anijeve komerciale’ dhe themeleve të urave që janë vendosur e të cilët shërbejnë si një lloje dige”, tha kryetari Shilegov.
Data 21.08.2025
Aktuale
- BIRN: Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër
- Kjo qeveri nuk është e aftë të garantojë një prej parimeve themelore të demokracisë – lirinë e medias
- Filkov: Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit
- “Babai im po përballet me luftën mes jetës dhe vdekjes”- Aktori i njohur Naum Shundi në gjendje të rëndë, vajza e tij kritika Teatrit Kombëtar: As dy rreshta tekst për solidaritet
- Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani paralajmëron masa për ringjalljen e zejtarisë
- ODIHR: Reforma e sistemit zgjedhor ngec, rekomandimet e vjetra ende pa zgjidhje përpara zgjedhjeve lokale
- Profesionistët kundër çmimeve të referencës: Do shtrenjtojnë banesat! Ja problematikat e ligjit te ri
- Institucioni i Avokatit të Popullit në kolaps, qytetarët pa mbrojtje