Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Indisë, ishte në fokus të takimit të kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), Danella Arsovska dhe ambasadores së sapoemëruar të Indisë për Republikën e Maqedonisë Pooxha Kapur. Siç kumtoi sot LOE-ja, në takim morën pjesë edhe kryetarët të odave të sektorëve në kuadër të Lidhjes, me ç’rast u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim me Biznes asociacionin ballkanikindian (BABI) i cili vepron në drejtim të zgjerimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik midis vendeve ballkanike dhe Indisë.
“Përforcimi i lidhjeve ekonomike, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i këmbimit tregtar midis shteteve për shfrytëzimin e potencialit të tregut indian për kompanitë e Maqedonisë janë angazhimet tona për periudhën e ardhshme”, theksoi Arsovska dhe shtoi se Memorandumi për bashkëpunim pritet të sigurojë komunikim afarist, të nxitë iniciativa për pjesëmarrje të përbashkët të konferencave, simpoziume dhe këmbim aktual të të dhënave për përmirësimin e marrëdhënieve afariste. Sipas LOE-së, India në vitet e fundit shënon rritje të konsiderueshme ekonomike. Këmbimi i përgjithshëm tregtar midis dy vendeve vjet ka arritur 58,4 milionë euro, nga të cilat eksport 17,4 milionë euro, ndërsa import 41 milionë euro.