VMRO-DPMNE-ja kërkon lirimin e kryetarit të Pustecit Edmon Temellko nga paraburgimi. Opozita kërkesën e bazon në gjendjen shëndetësore të Temellkos dhe akuzat për montim të rastit që sipas tyre është skenar i LSDM-së dhe PSP-së.
Temellko i cili akuzohet për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, më 26 shtator u dorëzua në polici pas flet-arrestit ndërkombëtarët nga PSP si i dyshuar në lëndën “Titanik” të Speciales.
Temellko ishte temë diskutimi edhe në takimin mes Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ditë më parë. Ata kërkuan që Temellko të trajtohet në kushte humane dhe t’i mundësohet tretman mjekësor.