Shtet të robëruar, gjykatës që frikohen dhe PSP që shantazhon tashmë është bërë refren në retorikën e Nikolla Gruevskit. Kjo bindje e tij edhe më tepër na bind se çfarë ishte qeverisja e tij. Tani ai pretendon se çdo qeverisje e radhës do të jetë si e tij. Qeveria Zaev tani ka dëshmuar se është ndryshe nga ajo e Gruevskit. Gruevski le ti lejë anash akuzat e pabaza dhe të përgjigjet para gjyqësorit për të bëmat. Kështu është shprehur për mediat maqedone Hadi Osmani i LSDM-së.
Ish kryeministri i është “kërcënuar” qeverisë aktuale se do të përgjigjen për çdo padrejtësi ndaj tij.